Politike

“Klanet e drogës gati të blejnë votat”, Mediu fton qytetarët në protestë: Ne çojmë vendin në BE

15 Mars 2019, 13:06 Nga DOSJA
“Klanet e drogës gati të blejnë votat”, Mediu fton

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka mbedhur sot në një takim strukturat e partisë në Tiranë në prag të protestës së nesërme të opozitës së bashkuar.

Gjatë fjalë së tij, Mediu, bëri edhe një herë thirrje, se tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin për fatin e tyre dhe të mos rrinë më peng i politikave të Edi Ramës dhe klanit në qeverisje.

Gjatë takimit kreu i PR ka folur dhe për shitblerjen e votës duke thënë se: Edhe mungesën e Gjykatave në vend, ata po përpiqen ta shesin si një pjesë e normalitetit politik, duke ia faturuar reformës në drejtësi, që vetëm reformë nuk po rezulton, ndërkohë që klanet dhe kartelet e drogës bëhen gati për pazarin e radhës për shitblerje votash.

Përballjes kësaj të keqe të madhe që ka uzurupuar vendin, ku bandat dhe qeveria janë bërë njësh, neve nuk na ngelet rrugë tjetër veçse t’i bëjmë të qartë qytetarëve se rruga e vetme për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve, është përballja dhe jo ulja e kokës, që kjo qeveri pretendon ta bëjë duke imponuar frikë dhe varfëri. Historia e ka treguar se sa herë që në pushtet ka qenë e djathta, shqiptarët janë afruar më shumë drejt rrugës evropianë, ndërkohë e majta ka bërë krejt të kundërtën, duke e çuar vendit drejt destabilizimit. Prandaj më 16 mars, ju bëj thirrje të gjithë të bëhemi zot të fateve tona. Të gjithë të angazhuar për protestën e 16 Mars, të gjithë shqiptarët përballë pushtetit të Ramës.

Të gjithë të bashkuar për të hapur rrugën Evropiane. Të gjithë të bashkuar për të rifituar lirinë. Të gjithë bashkë kundër krimit, korrupsionit qeveritar. Të gjithë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjithë bashkë për t’i kthyer pushtetin shqiptareve. Të gjithë së bashku për të ndërtuar shtetin e së drejtës Të gjithë së bashku me një premtim solem që s’ka regjim, apo tirani që mund të ndalë shqiptaret. Të gjithë bashkë në 16 Mars” u shpreh zoti Mediu.

Nesër opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë para kryeministrisë, ku kërkon largimin e Edi Ramës, si Kryeministër. Po ashtu liderët e opozitës kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, por këroijnë që ato të jenë të lira dhe të ndershme, pasi shprehen se kjo qeveri nuk është legjitime.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerja e votave fatmir mediu protesta e opozites 16 mars takimi me anetaret e pr blerja e votave fatmir mediu protesta e opozites 16 mars takimi me anetaret e pr

Sondazh

Poll