Politike

Ndërtimi i fermës didaktike, Vasili-Ramës: U vodhe subvencionet fermerëve dhe ua dhe koncensioneve

15 Mars 2019, 11:50 Nga DOSJA
Ndërtimi i fermës didaktike, Vasili-Ramës: U vodhe subvencionet

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u prezantua edhe projekti për fermën e parë didaktike. Në një status në profilin e tij në facebook, Vasili shkruan se ndërkohë që Rama prezanton projektin, sipas tij fermerëve u janë ulur 4 herë subvencionet dhe janë rritur me dhjetëra herë financimet për koncensione.

“Fermeret torturohen oligarket majmen. Shkollepaku u flet universitareve ne Institutin Bujqesor.

U rrembeu fermereve subvencionet dhe jua dha koncesioneve. 4 here jane ulur subvencionet ne bujqesi dhe me dhjetra here rriten financimet per koncesione. Fermeret le te torturohen e te vuajne edhe per buken e gojes, rendesi ka te hane dhe te majmen oligarket,”- shkruan Vasili në statusin e tij.

Qeveria miratoi para dy ditësh fondin pre 1 milion eurosh për ndërtimin e fermës së parë didaktike që do të kryejë të gjitha funksionet e saj të mirëfillta. Rama theksoi se përmes kësaj ferme, do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin. Në fjalën e tij kryeministri tha gjithashtu se projekti i ndërtimit të fermës përfshin sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pakti per universitetin petrit vasili projekti i fermes universiteti bujqesor edi rama pakti per universitetin petrit vasili projekti i fermes universiteti bujqesor

Sondazh

Poll