Politike

Deputetët francezë takojnë socialistët: S’ndërhyjmë në debatet e brendshme, duhet konsesus politik

15 Mars 2019, 11:03 Nga DOSJA
Deputetët francezë takojnë socialistët:

TIRANË- Deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, kanë takuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetaren e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti.

Takimi u zhvillua në kuadër të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve, por nuk munguan as mesazhet politike.

Deputetët francezë thanë se nuk do të ketë ndërhyrje në debatet e brendshme politike të opozitës në Parlament, por theksuan rëndësinë e një konsesusi politik mes palëve për të siguruar integrimin në BE.

“Ne kemi ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar lidhur me situatën politike në Shqipëri, do të kemi diskutime edhe më të thella pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE. Jemi këtu dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Ne gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi pasur takim dhe me opozitën, dhe e kuptojmë qëndrimin e partive politike. Nuk mund të ndërhyjmë në debatet e brendshme, për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimarrje, duhet një konsensus nga ana e publikut, duhet të kemi dhe një sqarim si Shqipëria trajton marrëveshjet me vendet fqinje”, u shpreh Maire.

Ndryshe nga debati i një viti më parë, kur presidenti Macron ishte kundër zgjerimit të BE, Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Franca është një nga vendet mbështetëse të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Unë jam i sigurtë që do të hapen negociatat në muajin Qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë”, deklaroi Balla.

Vizita e deputetëve francezë në Shqipëri vjen në një kohë kur parlamenti është vetëm me mazhorancë dhe një opozitë të re të përgjysmuar. Opozita vendosi më 22 shkurt djegien e mandateve dhe nisjen e një sezoni protestash për largimin e qeverisë Rama, që pritet të kulmojë në protestën e datës 16 mars.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet franceze ne tirane djegia e mandateve te opozites jacques maire liliana tanguy negociatat shqiperi-be deputetet franceze ne tirane djegia e mandateve te opozites jacques maire liliana tanguy negociatat shqiperi-be

Sondazh

Poll