Politike

Basha në Durrës: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, nesër rrëzojmë Ramën

15 Mars 2019, 10:34 Nga DOSJA
Basha në Durrës: Shqiptarët e kanë marrë vendimin,

DURRËS- Një ditë para protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarë të Durrësit dhe mbështetës të PD në këtë qytet.

Basha tha se qytetarët shqiptarë e kanë marrë vendimin, dhe se në 16 mars, Rama do të rrëzohet.

Deputetët e Durrësit nuk mund të rrinin në krah të Rrahman Rrajës e Jurgis Cyrbes. Propoganda e Ramës se të gjitha janë njësoj ka vdekur, nuk jemi të gjithë njësoj. Ai kanabizoi vendin, e futi ekonominë në kolaps. Ne kurrë nuk kemi qenë më të qartë se kur i dhamë fund fasadës e bashkë me të parlamentit të krimit dhe të hajdutësisë. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës në Durrës:

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë organizuar një protestë ditën e nesërme më 16 mars 2019. Protesta e opozitës vjen pas vendimit ekstrem të opozitës për djegien e mandateve. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ne durres protesta e opozites 16 mars 2019 lulzim basha ne durres protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll