Politike

Protesta e 16 marsit/ Tabaku: Nuk e di se ç’do ndodhë me njerëzit e irrituar, nuk do ketë fjalime

15 Mars 2019, 09:20 Nga DOSJA
Protesta e 16 marsit/ Tabaku: Nuk e di se ç’do ndodhë me

Tiranë- Ditën e nesërme pritet të zhvillohet protesta e rradhës e opozitës. Ish-deputetja Jorida Tabaku në “Abc News” u shpreh se protesta do të ketë “forcën e numrave“.

“Protesta do nisi në 11 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime. PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë, nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njerëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën. Nga ana tjetër autoritetet kanë marrë masa.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku protesta e opoiztës 16 mars 2019 protesta pa fjalime jorida tabaku protesta e opoiztës 16 mars 2019 protesta pa fjalime

Sondazh

Poll