Politike

Ish-ministri i Drejtësisë: Idiotësi politike, nëse opozita futet në zgjedhjet lokale

15 Mars 2019, 14:02 Nga DOSJA
Ish-ministri i Drejtësisë: Idiotësi politike, nëse opozita

TIRANË-  Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për situatën politike në vend, ku thekson se për të shmangur çdo pritshmëri, teori e konspiracion, opozita duhet të deklarohet qartë e prerë mbi pjesëmarrjen, ose jo në zgjedhjet lokale.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike.

Sipas tij, nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhjet lokale, kjo do të ishte një idiotësi politike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Për të shmangur çdo pritshmëri, teori e konspiracion, opozita duhet të deklarohet qartë e prerë mbi pjesmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale.

Personalisht e gjykoj idiotësi politike pjesmarrjen në zgjedhje lokale në këto kushte.

Mesa kam kuptuar nga ligjërimi politik publik nuk besoj se opozita do të shërbente si fasadë duke marrë pjesë, qoftë edhe me deklarata ambasadash!

Por sidoqoftë, kjo çështje duhet sqaruar.

E përsëris: vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike. Vetëm kështu kthehet në normalitet Parlamenti, siç e kërkojnë edhe të huajt brenda e jashtë vendit.

Fasada ka sa të duash….

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita ylli manjani zgjedhjet lokale opozita ylli manjani zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll