Bota

Humbën jetën në aksidentin me helikopter/ Trupi i Kobe Bryant, e bija dhe 7 personat e tjerë u dorëzohen familjarëve

4 Shkurt 2020, 19:02 Nga DOSJA
Humbën jetën në aksidentin me helikopter/ Trupi i Kobe Bryant, e

KALIFORNI– Trupat e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna dhe 7 pjesëtarëve të tjerë të bordit u janë dorëzuar familjarëve të tij. Legjenda Bryant dhe gjithë të tjerët ndërruan jetë muajin e kaluar në Calabasas të Kalifornisë pas një aksidenti me helikopter.

Javën e kaluar, zyra e informacionit njoftoi se kishte identifikuar zyrtarisht të nëntë viktimat e aksidentit të 26 janarit. Përveç Bryant, 41-vjeç dhe vajzës së tij 13-vjeç, përplasja e mjetit fluturues i mori jetën Payton Chester, 13 vjeç, Sarah Chester, 45; Alyssa Altobelli 14-vjeç, Keri Altobelli 46-vjeç, John Altobelli ,56-vjeç, Christina Mauser 38-vjeç dhe piloti i helikopterit Ara Zobayan 50-vjeç.

Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u përcaktua të ishte impakti me tokën. Grupi me 9 persona po fluturonte atë ditë për të shkuar në Akademinë e Sporteve Mamba në Oaks për një lojë basketbolli.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ara zobayan christina mauser kobe bryan ara zobayan christina mauser kobe bryan

Sondazh

Poll