Bota

Nuk i dorëzoi nga afër postin e kryeministrit, Haradinaj uron nga Amerika Kurtin për detyrën e re

4 Shkurt 2020, 12:21 Nga DOSJA
Nuk i dorëzoi nga afër postin e kryeministrit, Haradinaj uron nga

KOSOVË– Ditën e sotme Albin Kurti ka marrë detyrën si Kryeministri i ri i Kosovës. Ndryshe nga ç’ndodh në të gjitha qeveritë, Kurti nuk e ka marrë pozitën e kryeministrit nga kryeministri paraardhës Ramush Haradinaj, por nga Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm.

Ky ndryshim ka ardhur për shkak se ish-kryeministri Haradinaj ndodhet në Shetet e Bashkuara të Amerikës  ku dhe ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të hatërmbetjeve mes tyre, por për angazhimet që Haradinaj kishte në SHBA.

Por megjithatë, Haradinaj nuk ka qëndruar pa e uruar Kurtin, edhe pse në pamundësi për t’i dorëzuar nga afër pozitën e kryeministrit, e ka telefonuar duke i uruar suksese në detyrën e re.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Kurti përmes një njoftimi.

“Mbrëmë kam folur me Ramush Haradinajn. Më ka uruar për pozitën e re.”-ka thënë Kurti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti behgjet pacolli ramush haradinaj albin kurti behgjet pacolli ramush haradinaj

Sondazh

Poll