Bota

7 vite burg për këdo që përhap lajme të rreme në Kinë për Koronavirusin

4 Shkurt 2020, 10:47 Nga DOSJA
7 vite burg për këdo që përhap lajme të rreme në

KINË– Qeveria kineze ka ndërmarrë një vendim në mes të këtij kaosi që ka përfshirë vendin si shkak i Koronavirusit, që po merr çdo ditë e më tepër jetë njerëzish.

Sipas mediave të huaja, në Kinë do të dënohet me 7 vjet brug çdo person që publikon lajmë të rreme mbi virusin vdekjeprurës.

Ky dënim është ndërmarrë si vendim nga qeveria kineze, pasi informacioni, fotot, videot dhe lajmet e rreme përhapin panik për qytetarët e tjerë.

Ndërsa Partia Komuniste Kineze në pushtet, po lufton me koronovirusin, ajo gjithashtu dëshiron të kontrollojë edhe njerëzit që flasin rreth kësaj çështjeje.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 425 personave dhe ka prekur mbi 20 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 425 viktima nga koronavriusi 7 vjet burg per lajmet e rreme te virusit koronavirusi në kinë virusi ne kine 425 viktima nga koronavriusi 7 vjet burg per lajmet e rreme te virusit koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll