Bota

Votimet për kandidatët demokratë në Iowa/ Aplikacioni s’funksionoi, nuk del rezultati

4 Shkurt 2020, 13:41 Nga DOSJA
Votimet për kandidatët demokratë në Iowa/ Aplikacioni

SHBA– Për shkak të problemeve teknologjike votimi në lowa për kandidatët demokratë ka dështuar dhe rezultatet nuk janë shpallur.

Ky ka qenë raundi i parë i garës për zgjedhjen e kandidatit demokrat që do të sfidojë Donald Trumpin në postin që ai ka në Shtëpinë e Bardhë.

Ashtu siç pritej, pjesëmarrja ka qenë tepër e lartë,  por ndërkohë edhe pse rezultatet janë bllokuar, një sërë kandidatësh pretendojnë fitoren. Bernie Sanders tha se i ka marrë ai votat maksimale në Iowa, duke ju referuar të dhënave të brendshme që sipas senatorit të Vermontit, e vendosin atë përpara rivalit Pete Buttigieg.

Buttigieg, ish-kryebashkiaku i South Bend në Indiana, thotë se fitorja është në anën e tij. Ndërsa sa i përket vonesave që kanë shkaktuar këtë problem me lown, faji bie mbi aplikacionin e krijuar posaçërisht për organizatorët e zgjedhjeve paraprake që të raportonin rezultatet e tyre, e që duket se nuk ka funksionuar.

Një pjesë e kandidatëve në garë si Sanders, Amy Klobuchar, Elizabeth Warren e Michael Bennet janë njëkohësisht dhe senatorë, e për këtë arsye janë detyruar të sakrifikonin kohë nga fushata në terren në Iowa, pasi u duhej të merrnin pjesë në seancat e gjyqit për shkarkimin e Trumpit në Uashington.

 

Burimi: axios

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biden buttigieg donald trump lowa biden buttigieg donald trump lowa

Sondazh

Poll