Bota

Vjosa Osmani në ‘gjurmët’ e Ramës, veprimi i parë sapo mori postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës

4 Shkurt 2020, 11:45 Nga DOSJA
Vjosa Osmani në ‘gjurmët’ e Ramës, veprimi i

Kosovë-  Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pasi ka marrë postin si kryetare e Kuvendit e ka hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi. Në vend të saj ajo ka vendosur  fotografinë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Kjo është vërejtur në vizitën e parë të  ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Vjosa Osmani është në gjurmët e Edi Ramës dhe socialistëve, që pak vite më parë, morën vendimin që në zyrtat e institucioneve shtetërore të vihej fotoja e  Ismail Qemalit.

Ditën e djeshme Albin Kurti mori besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës votoi qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallën pas votimit të kabinetit të ri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria e re ne kosove vjosa osmani qeveria e re ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll