Bota

“Mos rrini ulur në kolltukë”, Kurti kërkesë ministrave që në ditën e parë: Mandati është privilegj për të shërb

4 Shkurt 2020, 11:34 Nga DOSJA
“Mos rrini ulur në kolltukë”, Kurti kërkesë

KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë është mbajtur mbledhja e qeverisë, ku për herë të parë kryeministri Albin Kurti ka folur para ministrave.

Tashmë në rolin e kryeministrit të vendit, Kurti uroi kabinetin qeveritar, dhe shtoi se do të punojnë në emër të qytetarëve. Ai ka sqaruar se kabineti i ministrave së pari është kabineti i qytetarëve, prandaj  dhe ka kërkuar se duhet të punojnë në emër të tyre.

“Është kënaqësi të ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që do ta keni për t’i shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta.”- është shprehur Kurti.

Gjatë mbledhjes Kurti premtoi se nuk do të pushojnë së punuari deri në momentin kur të shpërblehet besimi i qytetarëve. Por nuk ka lënë pa përmendur edhe një kërkesë ndaj ministrave, duke ju thënë se do ishte më mirë që ministrat e rinj të dilnin edhe ne terren e jo të qëndrojnë vetëm në zyrë.

“Nuk mund të pushojmë deri sa ta shpërblejmë besimin e tyre, 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim dhe me përkushtim maksimal, karrikat i kemi por jam i bindur se më shumë do të rrijmë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin, programi ynë është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit tashmë janë te ky kabinet qeverisës, do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin që del nga marrëveshja e përbashkët, sepse me të do të zgjohemi në mëngjes dhe do të flejmë në mbrëmje, le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë, Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij e Ministri i Shëndetësisë me Mjek e me pacientë, jo të rrijnë ulur në kolltukë e të urdhërojnë nga larg po të zbresin poshtë sa më afër te qytetari, mandati mund d të jetë edhe privilegj por është mirë që ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer e jo për të urdhëruar, jepni kuptim pozitës së ministrit çka s’ka pasur asnjëherë pas luftës.”-tha Kurti.

Sipas Kurtit si sukseset dhe dështimet e qeverisë së Kosovës janë të përbashkëta dhe jo personale.

 

“Sukseset dhe dështimet janë të përbashkëta dhe jo personale. Në këtë qeveri do të jemi qeveria e Republikës së Kosovës, dera ime është e hapur për çdo ditë në çdo orë dhe çdo minutë, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa zbatimi i programit. Jam i bindur se ky shanse është unik për secilin prej jush, takimet tona do të jenë të shpeshta dhe të shumta sepse ministritë janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Mos të harrojmë që qeverisja jonë është pasqyrë me të cilën qytetarët e shohin vet veten.”- ka deklaruar Kurti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ministrat e rinj ne kosove qeveria e kosoves albin kurti ministrat e rinj ne kosove qeveria e kosoves

Sondazh

Poll