Bota

“Iku të bëjë dush, në mëngjes e gjeta të vdekur në banjo”, aktorja gjermane humb jetën në shtëpinë e biznesmenit

4 Shkurt 2020, 11:13 Nga DOSJA
“Iku të bëjë dush, në mëngjes e gjeta të

MOSKË- Një aktore e re gjermane, e njohur si  Kristina Dontsova, pasi ka kaluar natën në shtëpinë e biznesmenit Lee Seung Chul, është gjendur e vdekur në shtëpinë e tij nga policia.

Sipas mediave të huaja biznesmeni mendohet të jetë me origjinë nga Koreja e Jugut, por ishte rezident në kryeqytetin rus.

Në bazë të raportimit të biznesmenit korean, është mësuar se aktorja dhe kërcimtarja gjermane ishte futur në banjo për një dush në orën 3 të mëngjesit, ndërsa ai kishte fjetur dhe nuk e kishte ndierë mungesën e saj.

Ajo kishte mbetur e vdekur dhe lakuriq në mes të banjos, dhe kishte qenë biznesmeni që e kishte parë i pari.

Pavarësisht se ne trupin e aktores nuk kishte shenja dhune, akoma nuk dihet e vërteta sesi mund të ketë vdekur aktorja.

Por ,nga evidentimi i kamerave të sigurisë shihet qartë që dyshja para se të futeshin në dhomë ishin të lumtur krah njëri-tjetrit.

Burimi: MIRROR  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aktorja gjermane lee seung chul aktorja gjermane lee seung chul

Sondazh

Poll