Bota

Ministri Cakaj uron Konjufcën në një bisedë telefonike për postin e ri, nuk harron as Pacollin: Mirënjohje për ndihmën

4 Shkurt 2020, 12:46 Nga DOSJA
Ministri Cakaj uron Konjufcën në një bisedë telefonike

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka uruar përmes një telefonate Glauk Konjufcën për marrjen e postit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Cakaj ku në një status në rrjetet sociale ka shkruar se e ka uruar Konjufcën përmes një bisede telefonike.

“Nëpërmjet një bisede telefonike kam uruar ministrin e ri të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re dhe kemi shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj nga zemra tashmë ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen. Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese.”- ka shkruar Cakaj.

Ndër të tjera Cakaj ka falënderuar ish-ministrin Pacolli për sigurimin e qasjes së Shqipërisë në konsullatat e Kosovës në botë.

“Në këtë kontekst, mes shumë të tjerash, Pacollit i mbetem tepër mirënjohës edhe për përgjigjen pozitive të kërkesës sonë për t’i siguruar Shqipërisë qasjen në hapësirat e konsullatave të Republikës së Kosovës në Malmo, Dyseldorf, Stuttgard, Hamburg e Toronto.”-është shprehur ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni cent cakaj cent cakaj

Sondazh

Poll