Bota

Koronavirusi “prek” edhe shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, batuta në mes të mbledhjes: Pa merak, s’ë

4 Shkurt 2020, 13:23 Nga DOSJA
Koronavirusi “prek” edhe shefin e Organizatës Botërore

TIRANË– Fakti që numri i viktimave dhe të prekurve nga virusi kanë tejkaluar çdo limit ka bërë që pjesa më e madhe e njerëzve në mbarë botën të mbrohen nga Koronavirusi dhe të përfshihen  nga paniku gjithashtu.

Përmes një videoje të bërë virale, është parë që Koronavirusi “ka prekur” në disa momente edhe vetë Këshillin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Organizatës Botërore të Shëndetit, Shefi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është  dëgjuar të kollitet, e për këtë shkak ai u detyrua të ndërpriste fjalimin, piu ujë dhe tha: Pa problem, nuk është korona. Kjo batutë e tij është shoqëruar më pas me të qeshura nga pjesëmarrësit në mbledhje.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 425 personave dhe ka prekur mbi 20 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas, në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: RT 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 425 viktima nga koronavriusi koronavirusi në kinë obsh tedros adhanom ghebreyesus virusi ne kine 425 viktima nga koronavriusi koronavirusi në kinë obsh tedros adhanom ghebreyesus virusi ne kine

Sondazh

Poll