Bota

Kobe Bryant vazhdon të thyejë rekorde, topa basketbolli dhe mesazhe ngushëllimi si asnjë sportist më parë!

4 Shkurt 2020, 11:53 Nga DOSJA
Kobe Bryant vazhdon të thyejë rekorde, topa basketbolli dhe mesazhe

SHBA– E gjithë bota e sportit shprehu ngushëllimet për humbjen nga jeta e Kobe Bryant, shumë tifozë bënë homazhet e tyre para stadiumit “Staples Arena” në Los Angeles, duke lënë pranë impiantit sendet e tyre personale.

Një javë nga kjo ngjarje tragjike, stafi i Lakers ka grumbulluar të gjitha gjërat duke bërë të ditur se më shumë se 1300 topa basketbolli dhe 350 palë këpucë ishin lënë në kujtim të ikonës së basketbollit.

Të gjitha këto gjëra janë grumbulluar dhe do t’i dërgohen familjes Bryant, pasi që kjo është kërkuar nga e veja e Kobe-t, Vanessa. Tifozët, gjithashtu bënë homazhe me 25 mijë qirinj, 5000 letra, 500 kafshë pelushi dhe 14 pankarta.

 

Burimi: CNN 

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vdes kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll