Bota

U puth me të dashurën në ishujt Maldive… por është e ndaluar! Boksierja britanike në ‘bela’, rrezikon 10 vite burg o

4 Shkurt 2020, 17:58 Nga DOSJA
U puth me të dashurën në ishujt Maldive… por

BRITANI E MADHE– Boksierja April Hunter ka postuar një foto duke u puthur me të dashurën në ishujt Maldive në mbështetje të të drejtave të LGBT .

Mirëpo tashmë ajo rrezikon të paditet pasi orientimi i ndryshëm seksual në këto vende është ilegal dhe dënimet për sjellje të tilla përfshijnë deri në dhjetë vjet burg ose 100 goditje kamxhiku.

Sipas “The Sun”, atletja britanike postoi muajin e kaluar foton e pushimeve ku ka komentuar mbi ilegalitetin e homoseksualëve në një nga vendet më të frekuentuara të globit. 

“Këtu dhe në disa vende myslimane edhe sot e kësaj dite është ilegale të jesh ‘gay’, çmenduri”– shkruan atletja krahas fotos.

Më pas, Huntere e ka fshirë  foton menjëherë pasi është kërcënuar në rrjetet sociale nga një grup ekstremistësh nga ishujt Maldive.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota april hunter april hunter

Sondazh

Poll