Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës/ Prokuroria letër-porosi urgjente autoriteteve britanike: Ndaloni të vëllain…dëshmia q

30 Janar 2020, 10:43 Nga DOSJA
Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës/ Prokuroria letër-porosi

TIRANE- Prokuroria shqiptare i ka dërguar një letër-porosi urgjenteve homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku iu kërkohet që të arrestohet vëllai i Jan (Jak) Prengës, Astriti. Astrit Prenga, dyshohet se është shkaku që solli rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçari.

Ai luante rolin e korrierit të organizatave të kriminale të trafikut të drogës, që vepronin në Angli, prandaj drejtësia shqiptare kërkon ndalimin e Prengës dhe ekstradimin e tij më pas në Shqipëri. Dëshmia e tij mund të jetë vendimtare për të zbardhur lidhjet e grupeve kriminale të Vlorës, Shijakut dhe Shkodrës, që janë përfshirë në pazarin e 283 kilogramë kokainë.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm.

Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoritetet britanike jak prenga jan prenga pengmarrje ne kamez prokuroria e tiranes autoritetet britanike jak prenga jan prenga pengmarrje ne kamez prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll