Aktualitet

Frika nga koronavirusi, ndalohen në doganën e Hanit të Hotit 9 turistë kinezë, nuk rezultuan të infektuar

30 Janar 2020, 10:19 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, ndalohen në doganën e Hanit të Hotit 9

Shkodër- Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Policia ka bllokuar një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina, të cilët kishin për qëllim përt të vizituar Shkodrën. Pas kontrolleve të imtësishme për disa orë turistët kinez janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.

Njëri prej turistëve tregon se janë kontrolluar për disa orë dhe shprehet se Kina do të gjejë një zgjidhje për k¡të.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”, është shprehur ai.

Virusi ka vrarë të paktën 170 njerëz deri sot, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë konfirmuar në territorin e Kinës  si të infektuar.  Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë Kinës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Australinë Italinë dhe Gjermaninë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohen në doganën e hanit të hotit 9 turistë virusi ne kine ndalohen në doganën e hanit të hotit 9 turistë virusi ne kine

Sondazh

Poll