Aktualitet

8 furgonë dhe 4 blinda, dalin DETAJE nga operacioni i RENEA-s në Shkodër, në fshatin Bardhaj dyshohet se fshihen 3 të shpal

30 Janar 2020, 10:06 Nga DOSJA
8 furgonë dhe 4 blinda, dalin DETAJE nga operacioni i RENEA-s në

SHKODER- 8 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 4 autoblinda të RENEA-s, kanë zhvilluar një operacion për kërkimin e tri personave të shpallur në kërkim, si të përfshirë në rrëmbimin e Jan (Jak, Dodë), Prengës në Kamëz.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç 2 anëtarëve të familjes Doçi, që kanë ndaluar tashmë nga policia, tri të tjerë, dyshohet se fshihen në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Kërkimi dhe aksioni i shoqërimit ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 05:00.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion…

Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pengmarrje ne kamez renea ne shkoder pengmarrje ne kamez renea ne shkoder

Sondazh

Poll