Aktualitet

Guardia di Finanza ndjek 2 skafe në ujërat shqiptare, njëri gjendet i braktisur në Vlorë, dyshohet se po transportonin drog

30 Janar 2020, 08:53 Nga DOSJA
Guardia di Finanza ndjek 2 skafe në ujërat shqiptare, njëri

VLORE- Një skaf i braktisur është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Pyllit të Sodës në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se skafi do të përdorej për trafik droge drejt Italisë. Skafi, 10 metër i gjatë me 3 motorë, është braktisur pas ndjekjes nga Guarda Di Finanza dhe Policia Kufitare. Po të njëjtat burime sqarojnë se GDF dhe autoritetet shqiptare, ishin vënë në ndjekje të dy skafeve, pasi kishte dyshime se po transportonin drogë. Policia thotë se dy gomone të nisura nga toka helene janë pikasur nga avioni i Frontex, që ka sinjalizuar pasditen e djeshme në orën 16:00, se dy gomone po hynin në Shqipëri. Menjëherë, në ndjekje të dy gomoneve janë vënë Guarda Di Finanza, si dhe policia Kufitare. Gjatë ndjekjes, njëra nga gomonet është kthyer në Greqi, ndërkohë që mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, është braktisur nga ekuipazhi pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Vlorë Operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit, Frontex-it, GDF-së dhe rojës bregdetare, për gjurmimin dhe ndjekjen e dy mjeteve lundruese gomone që ishin nisur nga shteti grek, në drejtim të brigjeve shqiptare. Ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të QNO Durrës, duke mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm.

Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ende nuk dihet emri i pronarit të skafit, pasi rezulton se mjeti nuk është i regjistruar në vendin tonë. Policia ndodhet në vendin e njohur ndryshe edhe si ‘Plazhi i Vjetër’, ku ka nisur kontrollet për gjetjen e pronarëve.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet guarda di finanza skaf i braktisur në vlorë guarda di finanza skaf i braktisur në vlorë

Sondazh

Poll