Aktualitet

Pengamarrja e Jan Prengës/ Policia jep detaje për aksionin në Shkodër: Kontrolle në banesa dhe biznese, kemi siguruar prova

30 Janar 2020, 09:35 Nga DOSJA
Pengamarrja e Jan Prengës/ Policia jep detaje për aksionin në

Shkodër-Policia e Tiranës ka dhënë informacion për aksionin  “blic” të zhvilluar nga RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale në Shkodër dhe fshatrat përreth për kapjen e personave të cilët janë përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen  e Jan Prengës. Në njoftim theksohet se mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura, ku aty janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit “Resorti”, Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga jan prenga pengmarrje ne kamez jak prenga jan prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll