Aktualitet

Vodhën 2 trapanë, 3 pistoleta ajri dhe 2500 €, Policia arreston dy të rinj në Lezhë

30 Janar 2020, 08:24 Nga DOSJA
Vodhën 2 trapanë, 3 pistoleta ajri dhe 2500 €, Policia arreston

LEZHË- Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Lezhë të cilët akuzohen për vjedhjen e disa banesave, lokaleve dhe makinave. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se të arrestuarit janë E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Më tej shtohet se janë dokumentuar disa vjedhje të bëra gjatë muajt janar, ku kanë marrë 3 pistoleta ajri të vogla, 2 gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro, por pre e grabitjes kanë rënë dhe disa makina.

NJOFTIMI I PLOTË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, lokaleve, makinave dhe serviseve, si rezultat i një pune profesionale për kapjen dhe ndalimin e personave që janë të përfshirë në vepra kriminale të vjedhjes, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:  E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, banues në Lezhë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale të grumbulluara nga grupi hetimor rezulton se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit janar, konkretisht: Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2 gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro. Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë. Më datë 14.01.2020, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.

Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ”Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.

(A.B. Dojsa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne lezhe policia lezhe vjedhje ne lezhe arrestohen 2 persona ne lezhe policia lezhe vjedhje ne lezhe

Sondazh

Poll