Aktualitet

Trupi i torturuar i Jan Prengës kërkohet në Lumin Erzen, Leonard Hajri, i dyshuari kryesor për rrëmbimin, 11 urdhër-arrest

30 Janar 2020, 10:23 Nga DOSJA
Trupi i torturuar i Jan Prengës kërkohet në Lumin Erzen, Leonard

DURRES- Zbardhen të tjera detaje nga hetimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, më 17 janar në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i dyshuari kryesor për rrëmbimin e Prengës, është i arrestuari tashmë nga policia, Leonard Hajri. Ndërkohë që një pistë e re, është hapur për grupin hetues edhe për gjetjen e trupit të Jan Prengës, ku polumbarë dhe forcat e specializuara po kërkojnë në Lumin Erzen, pasi dyshohet se aty është hedhur trupi i pajetë i 49-vjeçarit.

Kërkime po zhvillohen edhe në Kavajë dhe gjithë vijën bregdetare, të zonës përreth. Gjithashtu, mësohet se organi i akuzës ka vënë nën sekuestro ‘kështjellën’ e Altin Hajrit, kompleksin Golden në Shijak. 11 urdhër-arreste janë firmosur nga prokuroria, 5 prej tyre të ekzekutuar tashmë, ndërsa 6 të tjerë janë ende në kërkim.

Veprimet e 11 personave, janë fiksuar nga kamera e sigurisë e vendosur në garazhin e kompleksit, që zgjeron listën e personave të përfshirë në ngjarjen makabre të 17 janarit, ku babai i 5 fëmijëve u mor peng dhe u vra brenda resortit të Hajrajve në Shijak, për 283 kilogramë kokainë që i vëllai iu mbajti peng trafikantëve të drogës.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm.

Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga jan prenga leonard hajri pengmarrje ne kamez jak prenga jan prenga leonard hajri pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll