Aktualitet

Paniku global për Koronavirusin, ISHP: Lani duart me ujë e sapun sa herë prekni kafshët

30 Janar 2020, 10:26 Nga DOSJA
Paniku global për Koronavirusin, ISHP: Lani duart me ujë e sapun sa

TIRANË– Virusi kinez ka bërë që e gjithë  bota t’i mbrohet Koronavirusit që ka marrë 170 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 7000 të tjerë. Prandaj në mes të kësaj situate aspak të qetë edhe Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri po bën njoftime dhe shpërndan rregulla sesi të mbrohen qytetarët nga Koronavirusi.

Ditën e sostme Instituti i Shëndetit Publik përmes një psotimi në rrjetet sociale ka publikuar disa këshilla sesi qytetarët të mbrojnë veten, në bazë të orientimit që ka bërë Organizata e Botërore e Shëndetit.

“Kujdesi që duhet të tregojmë gjatë blerjeve të produkteve të mishit në treg të hapur”.-është shkruar krahas fotos ku jepen shpjegime me foto ilustruese se duart duhet të lahen sa herë prekni kafshët, pasi mundësia që të merret virusi është teje e lartë dhe paniku ekziston këto ditë në të gjithë Botën.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masate duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër e ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjenike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe  Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ishp koronavirusi shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine ishp koronavirusi shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll