Aktualitet

Prishet “Tregu Elektrik” në Tiranë, tregtarët mbledhin mallrat, bashkia: I kemi njoftuar që më 20 dhjetor

30 Janar 2020, 08:42 Nga DOSJA
Prishet “Tregu Elektrik” në Tiranë, tregtarët

Tiranë– Ditën e sotme fadromat me urdhër nga Bashkia Tiranë kanë prishur “Tregun Elketrik”,  i cili ishte i vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit. Mëngjesin e sotëm tregtarët e “Tregut Elektrik” dolën në protestë para Bashkisë, pasi ishin kundër projektit për shembjen e tregut në zonën e “Ali Demit.” Ata u shprehën se bashkia nuk i kishte njoftuar se ku do të zhvendosin bizneset e tyre. Sipas tyre ky është një turp pasi shumë famlje ushqehen nga të ardhurat nga bizneset në këtë treg.

“Ky është një turp që bën bashkia. Janë 232 veta që punojnë këtu. Ne i dhamë votën për më mirë jo të na lërë në mes të rrugëve. Po bëjnë masakër me tregtarët” tha një përfaqësues i tregtarëve për mediet.

Ndërkohë Bashkia nga ana tjetër njoftoi se tregtarët janë njoftuar që në datë 20 dhjetor të vitit 2019 se duhet të largohen nga ky treg. Bashkia sqaroi se tashmë tregtarët vendin  e kanë tek objekti “UPNA” në Shkozë por nuk dëshirojnë të zhvendosen atje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e godinave tek tregu elektrik tregtarët në tiranë në protestë shembja e godinave tek tregu elektrik tregtarët në tiranë në protestë

Sondazh

Poll