Aktualitet

Arben Frroku i shpëton ekstradimit, i dënuari për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dënohet me 18 vite burg në Holandë

30 Janar 2020, 08:04 Nga DOSJA
Arben Frroku i shpëton ekstradimit, i dënuari për vrasjen e

Holandë- Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, i ka shpëtuar ekstradimit drejt Shqipërisë pasi është dënuar me 18 vite burg në Holandë. Ky vendim erdhi pasi shteti holandez ka refuzuar që të kryejë ekstradimin e personave që nuk e kanë jetën e garantuar në vendin e tyre. Pak kohë më parë  Gjykatës së Hagës fha vendimin se ekstradimi i tij do të ishte në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Bota mund ta shohë këtë si një fitore. Por është bërë e qartë se ka pasur një shkelje të të drejtave të njeriut nëse do të kishte ekstradim. Nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaj”,  tha avokati i tij Gerald Roethof  gjatë seancës.

Biznesmeni Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku. Ky i fundit u kap në Holandë në prill të vitit 2006,  me pasaportë false greke. Ai mbante emrin Renato Xhepa, pra kishte një identitet të vjedhur.  Pas arrestimit Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri. Por ky i fundit deklaroi se nuk ishte dakord që të ekstradohej në Shqipëri, sepse kërcënohej për gjakmarrje.  Më 12 shkurt të 2016 gjykata e Strasburgut dha vendimin që Frroku të mos ekstradohej drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Burimi: De telegraf

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 18 vite burg për arben frrokun arben frroku 18 vite burg për arben frrokun arben frroku

Sondazh

Poll