Prokuroria e Dibrës i përgjigjet thirrjes së PD-së, shpall moskompetencë për dosjen 184
28 Janar 2020, 12:42Nga DOSJA
TIRANË– Dosja “184” ka kaluar për hetim pranë Prokurorisë së Posaçme. Çështja ishte dërguar për t’u hetuar në Prokurorinë e Dibrës para 6 muajsh pasi ajo e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë lidhur me rastin. Kështu dosja nga Tirana u nis për në Dibër, ku edhe pluhëros në duart e dyshes së hetuesve Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.
Pas tre muajve të parë, ata kërkuan shtyrje të afatit të hetimeve por nuk ia dolën që të ‘mbaronin punë’ as në muajin dhjetor. Neglizhenca e treguar nga dy hetuesit e Dibrës, shqetësoi edhe PD-në, e cila nëpërmjet Gazment Bardhitdërgoi një shkresë zyrtare, ku kërkonte që dosja ‘184’ të kalonte menjëherë në SPAK për shkak të zyrtarëve të lartë që dalin në përgjime.
6 ditë më parë është vendosur që dosja plot me përgjime të niset sërish nga Dibra për në Tiranë, për t’u hetuar nga institucioni më i ri i drejtësisë SPAK, i cili është asgjë tjetër veçse një tjetërsim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Çfarë është “Dosja 184”?
Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionarë të PS të përfshirë në këtë çështje.
Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuorisë, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht thirrjen për dy prokurorë që të bëhen pjesë e strukturës së posaçme, SPAK. Në një njoftim...
TIRANË– Policia ka publikuar emrat e katër personave të ndaluar gjatë operacionit “Resorti”, lidhur me pengmarrjen e ndodhur në Kamëz. Sot është njoftuar s...
Aktualitet28 Janar 2020, 12:09
TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, pë...
Tiranë-Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është zyrtarisht me 11 anëtarë pasi ka kaluar me sukses Vettingun prokuror...
TIRANË– Fotot që po shikoni janë shkrepur brenda kompleksit “Golden” që rezulton në pronësi të dy vëllezërve Hajri, Altin dhe Emiljano, ku sot u vu në pran...
Aktualitet28 Janar 2020, 11:52
BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...
Aktualitet28 Janar 2020, 11:52
TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...
Tiranë-Fluks kërkesash në garën për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime nga brenda Prokurorisë së Posaçme deklarojnë se deri më tani numri n...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e babait të 5 fëmijëve që u mor peng në Kamëz dhe u vra rrugës për te resorti “Golden” në Shijak. Ky është Jak (Jan) Pre...