Aktualitet

Vrau dy vite më parë për një mur çiftin në Gjirokastër/ Gjykata jep burgim të përjetshëm për 76-vjeçarin

28 Janar 2020, 12:22 Nga DOSJA
Vrau dy vite më parë për një mur çiftin në

Gjirokastër- Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me burgim të përjetshëm 76-vjeçarin, Apostol Kostën, i cili vrau në vitin 2017 çiftin, Aleko dhe Afërdita Kosta pasi një konflikti për një mur. Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi dëgjuan pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Kosten, mbështetën tërësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e dënuan me burgim të përjetshëm, Apostol Kosten. Procesi gjyqesor fillimisht e kishte marrë për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas ja përcolli për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Vrasja e çiftit në Gjirokastër

Në orët e para të mëngjesit të 25 tetorit të 2017-ës, i moshuari qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj cifti të bashkëshortëve në oborrin e banesës. Ai hodhi drejt banesës së kushëririt edhe një granatë e cila fatmirësisht nuk plagosi njeri tjetër. Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ndodhi pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten.

Në banesë ndodhej djali nga martesa e parë e Afërdita Kostës. Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një çift i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte një muzikant i njohur ndërsa ajo mësuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita kosta aleko kosta vrasja e çiftit në gjirokastër aferdita kosta aleko kosta vrasja e çiftit në gjirokastër

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 12:09

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, pë...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...