Aktualitet

28 Janar 2020, 12:09 Nga DOSJA

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës, ngjarje e 17 janarit në qendër të Kamzës. Hetimet kanë nisur tashmë nga SPAK, dhe burime pranë Prokurorisë së Posaçme, thanë për Dosja.al, se ka dyshime se paratë që djemtë e familjes Hajri përfitonin përmes trafikut të drogës në Angli, janë pastruar nëpër bizneset e Altin Hajrit në Shijak.

Pjesë e hetimit është edhe ‘kompleksi’ Golden, i ngjashëm me një ‘kështjellë’ në fund të Shijakut. Burimet shtuan gjithashtu, se ka disa vite, që bilancet e “Golden” tregojnë se ky biznes është me humbje, çka shton dyshimet se paratë e drogës janë pastruar në ndërtimin e këtij kompleksi. 

Policia ka arrestuar për këtë ngjarje 4 persona; Leonard Hajri 36 vjeç, babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç dhe shoku i tyre Olsi Turja ndërkohë në kërkim vijon të jetë Altin Hajri, pronari i resortit ku do të mbahej peng Jan Prenga si dhe katër persona të tjerë.

Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, Jak Prenga si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri kompleksi golden pengmarrje ne kamez spak altin hajri kompleksi golden pengmarrje ne kamez spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...