Aktualitet

‘Bashkë si një trup i vetëm’/ Morën peng 49-vjeçarin nga makina e tij në Kamëz, cila është lidhja mes të ndaluarve

28 Janar 2020, 12:15 Nga DOSJA
‘Bashkë si një trup i vetëm’/ Morën peng

TIRANË– Policia ka publikuar emrat e katër personave të ndaluar gjatë operacionit “Resorti”, lidhur me pengmarrjen e ndodhur në Kamëz. Sot është njoftuar se pengu është vrarë por ende nuk është gjetur trupi i tij. Por kush janë të dyshuarit kryesore lidhur me vrasjen? Cila është lidhja e tyre me njëri-tjetrin?

Të ndaluarit Bajram dhe Leonard Hajri janë babë e bir, ndërsa Eltoni është nipi i 64-vjeçarit (djali i vëllait). Nga ana tjetër Olsi Turja, është shok i djemve që janë pjesë e grupit “Hajri”. Në pronësi të familjes Hajri, përveç kompleksit “Golden” është edhe pika e karburantit  “Alti Oil 2008”.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bajram hajri elton hajri leonard hajri olsi turja pengmarrje ne kamez renea në shijak bajram hajri elton hajri leonard hajri olsi turja pengmarrje ne kamez renea në shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 12:09

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, pë...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...