Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së/ Deri më tani 20 aplikantë, afati përfundon më 31 janar

28 Janar 2020, 11:45 Nga DOSJA
Gara për kreun e BKH-së/ Deri më tani 20 aplikantë, afati

Tiranë-Fluks kërkesash në garën për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime nga brenda Prokurorisë së Posaçme deklarojnë se deri më tani numri në total i aplikanëve për këtë garë ka shkuar në 20. Burimet saktësojnë se pjesa më e madhe e aplikimeve vijnë nga radhët e policisë, dhe ish-drejtues policie. Pesë nga kandidatët në garë janë Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj dhe Adriatik Ago.

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Ambasada Amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH),do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja. Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja. Pak ditë më parë Arben Kraja, kreu i SPAK bëri thirrje që  të aplikojnë sa më shumë persona për këtë post. Afati për aplikikimin për kreun e BKH-së është deri më 31 janar.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 aplikantë për bkh-në gara për kreun e bkh-së 20 aplikantë për bkh-në gara për kreun e bkh-së

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...