Aktualitet

SPAK zyrtarisht me 11 anëtarë, kalon me sukses Vettingun prokurorja Doloreza Musabelliu

28 Janar 2020, 12:03 Nga DOSJA
SPAK zyrtarisht me 11 anëtarë, kalon me sukses Vettingun prokurorja

Tiranë-Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është zyrtarisht me 11 anëtarë pasi ka kaluar me sukses Vettingun prokurorja Doloreza Musabelliu. Kjjo e fundit ishte pjesë e listës fituese të 15 kandidatëve për SPAK, por duke qenë se nuk e kishte përfunduar ende procesin e rivlerësimit nuk ishte bërë pjesë e këtij insitucioni.

Institucioni i Komisionerëve Publikë nuk e ka ankimuar vendimin e dhënë në KPK, duke qenë se ndaj saj nuk ka pasur dyshime në asnjë nga shtyllat e rivlerësimit, që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

“Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 217, datë 5.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Doloreza Musabelliu, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar që SPAK të ketë 15 prokurorë. Tashmë ai ka 8 prokurorë të emëruar dhe 2 të komanduar. Anëtarët e emëruar të SPAK janë  Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj,  Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani. Ndërsa dy të komanuarit janë Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Kësaj liste sot iu shtua edhe Doloreza Musabelliu.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dolereza musabelliu spak me 11 anëtarë dolereza musabelliu spak me 11 anëtarë

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...