Aktualitet

28 Janar 2020, 11:52 Nga DOSJA

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ‘Golden’ në Shijak. Familjarët e tij, thonë se ai nuk ka patur konflikte me askënd, dhe se duan që shteti të gjejë trupin. Mark Sula, kunati i viktimës kërkon që shteti të gjejë trupin e pajetë të Jak Prengës, dhe thekson se ai nuk kishte asnjë problem me njeri.

“Janin e rrëmbyen dhe e vrane, drejtësia të vihet në vend. Policia e Tiranës na thirri mbrëmë dhe na tregoi se ai nuk jeton më. Jani nuk ka pasur asnjë konflikt e asnjë problem me askënd. Nuk i njohim të arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti të gjejë trupin e ta sjellë në shtëpi”, ka thënë kunati i viktimës, Mark Sula, në një komunikim me Dosja.al.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e  “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga mark sula pengmarrje ne kamez jak prenga mark sula pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...