BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60 kilogramë kokainë. 37-vjeçari kryente detyrën e “korrierit” të grupit në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe ishte dënuar me burg.
Rikthehemi në vitin 2017…
Gjatë një patrullimi rutinor, policia angeleze pikasi një shpërndarës droge, i cili nga frika dhe paniku u hodh në një rezervuar uji edhe u përpoq të shkrinte kokainën që kishte me vete. Mirëpo Kerry Reed, asokohe 39 vjeç nga Shepperton i Londrës, nuk ia doli që të kryente misionin e tij dhe kështu u provua që ishte kokainë.
Reed më parë ishte takuar me bashkëpunëtorët e tij Ndrek Prengën, Elton Qajkën dhe Nikolin Dushin. Në një takim që ishte zhvilluar në shtëpinë e Prengës, Reed i dorëzoi një çantë bojëkafe në të cilën ishte “mielli i bardhë”.
Tre shqiptarët dhe britaniku dolën para Gjykatës dhe u dënuan me akuzën për drogë. Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka shpërndanin kokainë në gjithë Londrën dhe në Jug-lindje të saj. Blackfriars Croën Court dënoi Reed 8 vjet, për Prengën u vendos që të vuante 8.5 vite brenda qelisë, ndërsa Dushi dhe Qajka u dënuan respektivisht me 6 dhe 3 vite burg.
Nuk dihet ende sesi Ndreka ka ndikuar për vrasjen e të vëllait duke bërë shpërndarësin, pasi sipas llogaritjeve duhet të jetë ende në burg duke vuajtur dënimin.
Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Gara për kreun e BKH-së/ Deri më tani 20 aplikantë, afati përfundon më 31 janar
Tiranë-Fluks kërkesash në garën për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime nga brenda Prokurorisë së Posaçme deklarojnë se deri më tani numri n...
FOTO/ Ky është Jak Prenga, babai i 5 fëmijëve që u rrëmbye dhe vdiq nga e rrahura… për 60 kilogramë kokainë
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e babait të 5 fëmijëve që u mor peng në Kamëz dhe u vra rrugës për te resorti “Golden” në Shijak. Ky është Jak (Jan) Pre...
Trupi pa nam e nishan, gjurmët e fundit të Jak Prengës… zanafilla e pengmarrjes së babait të 5 fëmijëve në Kamëz, si
TIRANË- Jak Prenga vdiq. Policia dha paraditen e të martës konfirmimin zyrtar, se babai i 5 fëmijëve është vrarë pa mundur që 49-vjeçari të mbërrint...
Pengmarrja në Kamëz/ Kamerat e sigurisë ‘djegin’ autorët, çdo gjë u filmua, Jani Prenga u nxorr nga makina dhe u fut n
TIRANË– Pengmarrja e Jani Pregës është zbardhur nga kamerat e sigurisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i gjithë itenerari i pengmarrësve është filmua...
Ekstradohet nga Italia ‘atentatori’ i Inez Hajrullës, Igli Memaj, ‘suljoti’ donte të vriste nipin e Edison Harizaj
TIRANË– Dosja.al mëson se sot është ekstaduar nga shteti italian për llogari të drejtësisë shqiptar, Igli Memaj. Memaj, i njohur ndryshe si ‘Suljoti’, ka m...
“Jam dënuar në mungesë e pa avokat”/ Rishfaqet organizatori i Masakrës së Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, kërko
Tiranë- Organizatori i maskarës së Urës Vajgurore, Musa Protoduari, i cili ka 22 vite në arrati i ka dërguar gjykatës së Tiranë një kërkesë për rishikimin e ven...
Frika nga koronavirusi, çifti kinez ndalohet në Durrës, rezulton i painfektuar
Durrës- Të shtunën e kaluar, në portin e Durrësit janë ndaluar dy kinezë pasi u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirusin. Burimet bëjnë me dije s...
Tronditëse/ Jan Prenga u torturua në “Range” dhe vdiq në duart e fisit Hajri, sherri për 283 kg kokainë në Angli që e
TIRANË– Jak (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz, ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacion...