Politike

Dosja 184/ PD 3 kërkesa Prokurorisë Dibër: Kaloni hetimin në SPAK, duam detajet e hetimit deri më tani

PD njofton se i ka dërguar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, duke kërkuar që dosja '184', të kalojë menjëherë në SPAK për shkak të zyrtarëve të lartë që dalin në përgjime.
Featured image of article: Dosja 184/ PD 3 kërkesa Prokurorisë Dibër: Kaloni hetimin në SPAK, duam detajet e hetimit deri më tani Selia e PD

TIRANË– Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Dibrës dhe asaj të Përgjithshme (Klikoni këtu për ta lexuar të plotë) për informacion lidhur me të ashtuquajturën ‘Dosja 184’. Në kërkesën e PD, është bërë një shpjegim i dosjes dhe është kërkuar informacion se përse prej 6 muajsh çështja mbahet peng duke mos u ndërmarrë asnjë hap ligjor. PD njofton se i ka dërguar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, duke kërkuar që dosja ‘184’, të kalojë menjëherë në SPAK për shkak të zyrtarëve të lartë që dalin në përgjime. Gjithashtu, PD kërkon të dijë se si ka ecur hetimi, si dhe të njihet me aktet e administruara deri më tani nga prokuroria e Dibrës.

Sot pas 6 muajve që kjo dosje hetimore ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, nuk ka asnjë informacion se çfarë ecurie ka ky hetim, çfarë veprimeshe janë kryer me dosjen dhe në çfarë faze janë hetimet. Ne shprehim indinjatën tonë të thellë për mungesën e veprimit nga ana e organit të prokurororisë dhe veprimeve të kryera më këtë dosje, që po siguron pandëshkuesshmërinë reale të krimeve elektorale, duke nxitur përsëritjen e tyre sa herë ka zgjeshje në Shqipëri. Nisur nga fakti që pjesë e kësaj dosje janë zyrtarë të lartë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin dhe deputetin Damian Gjiknurin, kandidatin e PS-së për Bashkinë Lezhe Pjerin Ndreun, kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, kandidadi i PS për Bashkinë Dibër Dionis Imeraj, kandidati i PS për Bashkinë Mat, Agron Malaj, hetimi i kësaj çështje është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme,”-shkruhet ndër të tjera në kërkesë. 

TRE PIKAT E PD PËR AKUZËN E DIBRËS

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016

2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK

3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionar të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuoris, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjeshme në Dibër në vitin 2016.

Në gusht, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për çështjen duke e transferuar në Dibër, duke rënë në duart e dyshes së hetuesve Rifat Kojku dhe Belina Zeneli. Të dy në fund të shtatorit kërkuar 3 muaj kohë ‘shtesë’ për hetimet.  Afati i dhënë ka përfunduar që në muajin dhjetor, por prokurorët ende nuk i kanë përfunduar hetimet. 

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment