Aktualitet

FOTO/ Ky është Jak Prenga, babai i 5 fëmijëve që u rrëmbye dhe vdiq nga e rrahura… për 60 kilogramë kokainë

28 Janar 2020, 11:41 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është Jak Prenga, babai i 5 fëmijëve që u

TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e babait të 5 fëmijëve që u mor peng në Kamëz dhe u vra rrugës për te resorti “Golden” në Shijak. Ky është Jak (Jan) Prenga, i cili u mor peng pasi dyshohet se i vëllai nuk kishte dorëzuar tek porositësit e drogës një sasi prej 60 kilogramë kokainë. Trupi i tij ende nuk është gjetur nga policia e Shtetit, ndërkohë që sot është konfirmuar edhe vdekja e tij për shkak të dhunës.

Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.

Gjatë operacionit, Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për Leonard Hajrin dhe babain e tij Bajram Hajri, dhe kushëririn, Elton Hajrin, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e  “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga pengmarrje ne kamez jak prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...