Aktualitet

FOTO/ Mes palmave buzë pishinave dhe qirinjve aromatikë, brenda kompleksit “Golden” të të fortëve Hajri, vendi që ka b

27 Janar 2020, 17:38 Nga DOSJA
FOTO/ Mes palmave buzë pishinave dhe qirinjve aromatikë, brenda

TIRANË– Fotot që po shikoni janë shkrepur brenda kompleksit “Golden” që rezulton në pronësi të dy vëllezërve Hajri, Altin dhe Emiljano, ku sot u vu në pranga kushëriri i tyre, Leonardi. Ky investim është bërë ndër vite nga dy ‘kokat’ e Shijakut, të cilët janë të listuar në drejtësinë italiane si drejtuesit e trafikut të drogës nga Afganistani drejt Italisë.

E gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me dy pishina gjigante, godina e “Golden” është zbukuruar edhe me palma të shumta e qirinj aromatikë, që të jep përshtypjen e një vendi ekzotik.

Kjo pasuri e patundshme, e cila me një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se ka shërbyer si resort dasmash dhe ka lidhur zemrat e shumë çifteve, dyshohet se ka shërbyer edhe për të mbajtur peng Jak Prengën, i cili u rrëmbye vetëm para 10 ditëve në Kamëz.

RENEA ‘çau’ atmosferën luksoze ditën e sotme, në kuadër të një operacioni, ku brenda kompleksit “Golden” vuri në pranga Leonard Hajrin. Në kërkim u shpall Altin Hajri. Altini dhe Leonardi dyshohet se kanë mbajtur peng Jan Prengën, në këtë kompleks, pasi e rrëmbyen në Kamëz. Ende nuk ka asnjë gjurmë për Prengën, por ekziston mundësia që ai të jetë vrarë për pazaret e drogës mes vëllait të tij dhe familjes Hajri. Më konkretisht, konflikti mësohet se ka ardhur pasi vëllai i Prengës, nuk kishte dorëzuar në destinacion rreth 16 kg kokainë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri emiljano hajri kompleksi golden leonard hajri renea në shijak rrembehet jak prenga altin hajri emiljano hajri kompleksi golden leonard hajri renea në shijak rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...