Aktualitet

Pengmarrja në Kamëz/ Kamerat e sigurisë ‘djegin’ autorët, çdo gjë u filmua, Jani Prenga u nxorr nga makina dhe u fut n

28 Janar 2020, 11:19 Nga DOSJA
Pengmarrja në Kamëz/ Kamerat e sigurisë ‘djegin’

TIRANË– Pengmarrja e Jani Pregës është zbardhur nga kamerat e sigurisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i gjithë itenerari i pengmarrësve është filmuar i gjithi nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe biznese, të cilat janë sekuestruar nga kamerat e sigurisë.

Në momentin që ka ndodhur grabitja, pengmarrësit kanë ikur nga mbikalimi i Fushë-Krujës dhe janë drejtuar për në kompleksin “Golden”.  Pamjet tregojnë qartë se pasi është rrëmbyer, 49-vjeçari nxirret nga automjeti dhe është futur në ambientet e hotelit. Për shkak se viktima është parë në “Golden”, implikon dhe pronarët.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jani prega pengmarrje ne kamez jani prega pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...