Aktualitet

Trupi pa nam e nishan, gjurmët e fundit të Jak Prengës… zanafilla e pengmarrjes së babait të 5 fëmijëve në Kamëz, si

28 Janar 2020, 11:32 Nga DOSJA
Trupi pa nam e nishan, gjurmët e fundit të Jak Prengës…

TIRANË- Jak Prenga vdiq. Policia dha paraditen e të martës konfirmimin zyrtar, se babai i 5 fëmijëve është vrarë pa mundur që 49-vjeçari të mbërrinte në resortin luksoz të Altin Hajrit në Shijak. Pas vrasjes qëndron një sasi e madhe kokaine, konkretisht 60 kilogramë, që i vëllai i viktimës do të duhet të dorëzonte në destinacion. ‘Korrieri’ i drogës gaboi… dhe kjo i kushtoi jetën Jak Prengës,  ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim shijaksin e skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Altin Hajrin.

Por çfarë ndodhi mesditën e 17 janarit 2020 në Kamëz? Bashkia e vogël e Kamzës, me një qetësi e cila trazohet sapo hyn tek “Kthesa” e terminalit të zhvendosur të autobusëve të jugut, pa tmerrin rreth orës 12:55. Një mesazh mbërriti në Dosja.al, ku një dëshmitar denonconte në anonimitet “Pengmarrje në Kamëz”.

Ky ishte teksi i shkurtër, që na shtyu të raportonim një ngjarje, e cila edhe ne reporterëve të medias online, na u duk si një skenë ‘hollivudiane’ që gjen sheshxhirim në Kamzën e ngjyrosur të Xhelal Mziut.

Në një nga rrugët, ku vijat e bardha janë blu, dy persona të maskuar rrëmbyen me forcë Prengën. Dëshmi të tjera vijuan të vinin në redaksinë tonë, ku qytetarët rrëfenin tmerrin e parë me sy, sesi Jak Prenga, ndodhej brenda makinës së tij, në rrugën “London” në kamëz, dhe më pas, dy persona të maskuar, zbritën nga një mjet ‘Range Rover’ dhe nisën t’a qëllonin. E gjithë ngjarja ndodhi vetëm disa metra larg komisariatit të Policisë në Kamëz, por për arsye që s’dihen, policia vonoi me ndjekjen e pengut.

Ata e futën Prengën me forcë në makinë dhe u larguan me shpejtësi. Pengu bashkë me makinën e lanë gjurmën e fundit te Ura e Gjoles, ndërkohë që burimet, konfirmonin pengmarrjen, duke e shfokusuar rëndësinë e saj, dhe duke e paraqitur si një konflikt të dorës së dytë.

Mediat tradicionale, ato që raportojnë 32 herë, sesa herë shtrohet dhe inagurohet një rrugë, u mjaftuan me një flash të thjeshtë për rastin, ndërsa policia, konfirmoi thatë ngjarjen. Sot, një ditë pasi Dosja.al, zbuloi e para se kështjella ‘Golden’ ishte rrethuar nga RENEA, zbardhet ngjarja e rëndë, që do të lejë përjetë fëmijët e Jak Prengës, me një karrige bosh në tavolinë… 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri jak prenga pengmarrje ne kamez altin hajri jak prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:03

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga Jak (Jani) Prenga, pengu i marrë 11 ditë në parë në qytetin e Kamzës. Dosja.al mëson se 49-vjeçari është bab...