LIVE UPDATES
Aktualitet

Tronditëse/ Jan Prenga u torturua në “Range” dhe vdiq në duart e fisit Hajri, sherri për 283 kg kokainë në Angli që e

28 Janar 2020, 10:24 Nga DOSJA
Tronditëse/ Jan Prenga u torturua në “Range” dhe vdiq

TIRANË– Jak (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz, ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacioni “Resorti”, i cili u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. Sipas policisë, 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra dhe gjakderdhjes që ka pësuar prej tyre ka ndërruar jetë rrugës për në resortin e Altin Hajrit, aty ku edhe do mbahej peng. Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se Prenga ka mbërritur i gjallë në resot, ndërsa pas torturave, 49-vjeçarin e kanë nxjerrë të pajetë nga “Golden”. Rrëmbyesit janë kujdesur për ta fshehur trupin e viktimës, ndërsa në zonën e Shijakut, Policia ka nisur punën për gjetjen e kufomës. Mësohet se rrëmbimi i Prengës është bërë me një “Range Rover” të bardhë, i cili rezulton i vjedhur nga një këngëtare e njohur. Automjeti u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësit.

SHKAKU

Pengmarrja ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe. Dosja.al ka mësuar se Jak Prenga u torturua për vdekje për t’i bërë presion, vëllait të tij për të treguar se ku kishte dërguar 283 kg kokainë që ishte futur në portin e Anglisë. Duke bërë një përllogaritje lidhur me çmimin e shitjes së një grami kokainë në tregun britanik, vlera e lëndës narkotike nëse do të mund të tregtohej do të kapte vlerën e 12.735.000 paundëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se droga u fut nga një port i Anglisë, për të cilat kishte dalë garant se do t’i nxirrte një prej vëllezërve, i identifikuar si Astrit Prenga. Por diçka e tillë nuk ndodhi! Prenga kishte marrë kokainën dhe si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri i mori peng të vëllain, për ta detyruar që të tregonte. Bisedat mes personave në Shqipëri e Angli u përgjuan nga autoritet angleze, për të cilën ata bashkëpunuan me Policinë shqiptare. Kjo për shkak se grupi kriminal kishte qendër në Shijak. Në një moment, i vëllai i kërkon agresorëvë që t’i tregojnë se ç’kanë bërë më të vëllasin.

Misteri i vdekjes

Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë që kanë filmuar pamje gjatë pengmarrjeës së Prengës, duke përfshirë edhe ato të “Golden”. 49-vjeçari është parë duke u tërhequr zvarrë për t’u futur në hotel, ende gjallë. Ndërsa Policia në njoftimin zyrtar tha se ai kishte ndërruar jetë rrugës teksa po shkonte për në vendin ku edhe do të mbahej peng më 17 janar. Një mospërputhje që ngre dyshime. Mos vallë pengmarrësit e kanë eliminiar Prengën pasi nuk kanë arritur në ujdi me të vëllain? Apo thjesht u ka dalë situata jashtë kontrollit? Mbetet për t’u zbuluar.  

PARANDJENJA

Jak Prenga është një person pa precedentë penalë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se ai ka pasur një tjetër emër vite më parë. Ai quhej Dodë Prenga, dhe e ka ndërruar atë në Jak e më pas në Jani në shtetin grek, për arsye që ende nuk dihen. 

“Pengmarrësit”

Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e djeshme Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton dhe Leonard Hajri, respektivisht 32 e 35 vjeç dhe babain e këtij të fundit, 64-vjeçarin Bajram. I ndaluar bashkë me ta është edhe 36-vjeçari Olsi Turja. Në kërkim është shpallur Altin Hajri. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e  “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje”. Operacioni ka vijuar edhe qytetin e Kavajës ku është vënë në pranga një tjetër i afërm i familjes Hajri, me inicialet F.Xh.. Ndërkohë mësohet se gjashtë të tjerë, gjithashtu familjarë të fisit Hajri janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se mund të jenë implikuar në këtë krim. I arrestuari në Kavajë, me inicialet F.Xh., dyshohet se ka fshehur sendet e viktimës dhe ka ndihmuar në zhdukjen e trupit të tij. 

REAGON SPAK

Disa orë pasi Policia e Shtetit dha informacionin zyrtar për pengmarrjen, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme, thanë për Dosja.al, se ka dyshime se paratë që djemtë e familjes Hajri përfitonin përmes trafikut të drogës në Angli, janë pastruar nëpër bizneset e Altin Hajrit në Shijak.

Pjesë e hetimit është edhe ‘kompleksi’ Golden, i ngjashëm me një ‘kështjellë’ në fund të Shijakut. Burimet shtuan gjithashtu, se ka disa vite, që bilancet e “Golden” tregojnë se ky biznes është me humbje, çka shton dyshimet se paratë e drogës janë pastruar në ndërtimin e këtij kompleksi

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bajram hajri emiliano hajri jak prenga jan prega leonard hajri olsi turja renea në shijak bajram hajri emiliano hajri jak prenga jan prega leonard hajri olsi turja renea në shijak

Sondazh

Poll

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë