Aktualitet

Kërkoi nga arratia heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Gjykata rrëzon kërkesën e Agim Kajmakut

28 Janar 2020, 09:51 Nga DOSJA
Kërkoi nga arratia heqjen e masës së sigurisë ‘arrest

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se shkak i rrëzimit të kërkesës është bërë mungesa në seancë e Kajmakut dhe avokatit të tij. Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije Gjykata ka regjistruar kërkesën e Prokurorisë për të marrë Kajmakun të pandehur dhe kështu ka nisur gjykimin e dosjes. 

Kajmaku është në arrati, por avokati i tij mbrojtës kërkon ndryshimin e masës duke përdorur në favor ndryshimin e dëshmisë së kallzueses së tij, shefes së protokollit. Por ana tjetër Prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa që masa ‘arrest me burg’ të mbetet në fuqi.

Prokuroria ka ngritur disa akuza për Kajmakun, pasi në ngarkim të tij janë disa vepra penale si “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal. Akuzat kundër tij janë ngritur, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pas KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi “arrest në burg” në mungesë për Kajmakun. Ndërsa më 21 nëntor Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë sigurie për Kajmakun, i cili u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi. 

Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku merret i pandehur agim kajmaku nën hetim akuzat e pd për agim kajmakun agim kajmaku merret i pandehur agim kajmaku nën hetim akuzat e pd për agim kajmakun

Sondazh

Poll