Aktualitet

Frika nga koronavirusi, çifti kinez ndalohet në Durrës, rezulton i painfektuar

28 Janar 2020, 10:28 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, çifti kinez ndalohet në Durrës,

Durrës- Të shtunën e kaluar, në portin e Durrësit janë ndaluar dy kinezë pasi u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirusin. Burimet bëjnë me dije se një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit iu nënshtua kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse ishte i infektuar me koronavirusin e ri. Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 106 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Ndërkohë një ditë më parë  Ministria e Shëndetësisë mblodhi  sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çifti kinez ndalohet në durrës koronavirusi në kinë çifti kinez ndalohet në durrës koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll