“Jam dënuar në mungesë e pa avokat”/ Rishfaqet organizatori i Masakrës së Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, kërko
Tiranë- Organizatori i maskarës së Urës Vajgurore, Musa Protoduari, i cili ka 22 vite në arrati i ka dërguar gjykatës së Tiranë një kërkesë për rishikimin e vendimit. Protoduari i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, është paraqitur pranë autoriteteve kanadeze, ku ka pajisur me një prokurë të posaçme një avokat nëpërmjet së cilës i kërkon drejtësisë shqiptare, rishikimin e vendimit. Këtë kërkesë ai e ka bërë me argumentin se është dënuar në mungesë dhe pa praninë e një avokati mbrojtës.
Maskra në Urën Vajgurore, 17 qershor 1997
Më 17 qershor të vitit 1997 në Urën Vajgurore u vranë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë. Në atë ditë në këtë qytezë ishte Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.
Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë.
Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua. Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Të vrarë mbetën Miltiadh Koçi, punonjës i policisë, Arjan Shemuni, punonjës policie, Asllan Selami, punonjës policie, Ilia Bano, punonjës policie, roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Frika nga koronavirusi, çifti kinez ndalohet në Durrës, rezulton i painfektuar
Durrës- Të shtunën e kaluar, në portin e Durrësit janë ndaluar dy kinezë pasi u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirusin. Burimet bëjnë me dije s...
Tronditëse/ Jan Prenga u torturua në “Range” dhe vdiq në duart e fisit Hajri, sherri për 283 kg kokainë në Angli që e
TIRANË– Jak (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz, ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacion...
Vrau me armën e gjahut shitësin e ujit se e shau nga gruaja dhe vajza/ Xhevdet Leçini merret i pandehur, Prokuroria mbyll het
Kavajë- Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 33-vjeçarit, Marius Ismailit, ngjarje kjo e ndodhur më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Për kë...
“Dita më ‘e shënuar’ në jetën time”, Sevim Arbana flet për gjyqin me Ramën: Kam të vërtetën time, mund të ndod
TIRANË- Aktivistja Sevim Arbana, e cila është paditur për shpifje nga Kryeministri Edi Rama, shkruan se kjo është dita më e shënuar në jetën e saj.Në një ...
Kërkoi nga arratia heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Gjykata rrëzon kërkesën e Agim Kajmakut
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se shka...
Virusi vdekjeprurës/ 3 studentë shqiptarë janë nisur nga Kina drejt Shqipërisë, mjekja Silva Bino: Duhet të qëndrojnë 2
Kinë- Virusi vdekjeprurës në Kinë po merr përditë jetë njerëzish. Mësohet se 3 studentë shqiptarë që studjojnë Wuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij koronavir...
“Benz-i” me shpejtësi përplaset me një mjet tjetër në Vlorë, lëndohen 4 persona, arrestohen dy shoferët (EMRAT)
Vlorë– Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona Nexhip Xhafajn dhe Klevis Imerin, pasi një ditë më parë shkaktuan një aksident teksa drejtonin mjetet e tyre në ...
Digjet gjatë natës magazina në Elbasan, dëmi i shkaktuar shkon në mijëra Euro
ELBASAN- Një magazinë në Elbasan është përfshirë nga flakët në lagjen “Shënkolli”. Sipas informacioneve,mësohet se flakët e para janë vënë re gjatë orëve të mbr...
Pengmarrja e Jan Prengës në Kamëz, arrestohen 3 persona, 7 të tjerë në kërkim (EMRAT)
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksionin e policisë që është zhvilluar ditën e djeshme në Shijak, për të kapur autorët e pengmarrjes së Jan...