Aktualitet

Vrau me armën e gjahut shitësin e ujit se e shau nga gruaja dhe vajza/ Xhevdet Leçini merret i pandehur, Prokuroria mbyll het

28 Janar 2020, 10:21 Nga DOSJA
Vrau me armën e gjahut shitësin e ujit se e shau nga gruaja dhe vajza/

Kavajë- Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 33-vjeçarit, Marius Ismailit, ngjarje kjo e ndodhur më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë vrasje 60-vjeçari Xhevdet Leçini është marrë si i pandehur dhe mbi të rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Ky i fundit ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe ka treguar edhe dinamikën e krimit të ndodhur brenda në lokalin e tij.

Si ndodhi vrasja? 

Sipas dosjes së Prokurorisë vrasja e Ismailit, është kryer në prani të tre personave, dy shokëve të Leçinit dhe punëtores së lokalit. Ditën që ndodhi vrasja Leçini ishte përpjekur që të shmangte debatin me Ismailin, duke e mbyllur lokalin sapo viktima ishte shfaqur me autobotin e tij që shiste ujë në Kavajë. Mirëpo Ismaili u fut në lokal, uul të tavonë me 60-vjeçarin dhe porositi një birrë. Kjo porosi u anulua nga Xhevdet Leçini. Në këtë moment nisi edhe sherri mes tyre.  Viktima shau 60-vjeçarin teksa u  shpreh: të q,,, gruan, vajzën …”. Në këtë moment 60-vjeçari mori nga banaku armën e gjahur dhe qëlloi në drejtim të 33-vjeçarit. Leçini goditi me një plumb të vetëm Ismailin duke e lënë të vdekur në vend.

Më 9 dhjetor  të 2019  60-vjeçari Xhevdet Lecini dyshohet se ka vrarë me armë gjahu klientin e tij pas një sherri që kanë pasur të dy në lokal.Ngjarja ndodhi në të njëjtin pallat ku edhe banon Marsida Qatja. Më 12 dhjetor, gjykata dha  masën e sigurisë “arrest me burg” për 60-vjeçarin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marius ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini marius ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini

Sondazh

Poll