Aktualitet

Virusi vdekjeprurës/ 3 studentë shqiptarë janë nisur nga Kina drejt Shqipërisë, mjekja Silva Bino: Duhet të qëndrojnë 2

28 Janar 2020, 09:08 Nga DOSJA
Virusi vdekjeprurës/ 3 studentë shqiptarë janë nisur nga

Kinë- Virusi vdekjeprurës në Kinë po merr përditë jetë njerëzish. Mësohet se 3 studentë shqiptarë që studjojnë Wuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij koronavirusit, po vijnë drejt Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu ka deklaruar se një vajzë po vjen me linjë ajrore me tranzit nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia.

Për këtë rast, Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP në emisionin “Real Story”  tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë. Sipas saj, karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre ose në spital.

“Dhe ata mund të mos jenë të infektuar. Po të kenë një shenjë klinike, ata mund t’i shfaqin…ai nis me temperaturë. Ne periudhë e inkubacionit se dimë nëse infekton apo jo. Ata duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi. Kemi pasur Ebolën…U çudita se sa shumë shqiptarë punonin në Liberi. Atje ishte vatra e Ebolës. Ajo ka vdekshmëri të lartë. Kemi ndjekur të njëjtin protokoll. Këto njerëz informohen dhe në varësi të çdo vlerësimi, ata vendosen në karantinë në shtëpi ose në spital.”, tha Bino.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 106 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Ndërkohë një ditë më parë  Ministria e Shëndetësisë mblodhi  sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë silva bino virusi ne kine koronavirusi në kinë silva bino virusi ne kine

Sondazh

Poll