Politike

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 11-të seanca e konstituimit të parlamentit të ri! Tentativa e radhës më 7 maj

Në seancën e sotme, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma nuk votuan për ngritjen e komisionit për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

5 Maj 2025, 10:36 Nga r.ll
Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për
kuvendi

PRISHTINË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e mërkurë, më 7 maj. Në seancën e sotme, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma nuk votuan për ngritjen e komisionit për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill. Deputetët kanë arritur të miratojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Megjithatë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur peng për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani.

PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme. Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll