Politike

"Zarfet janë shpërndarë'", Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Mos rrini pa votuar, problemet që ka pasur kompania janë vënë në vijë

Ai u bëri thirrje të tërheqin zarfet të votojnë teksa vuri theksin se kjo është një mundësi historike pasi është hera e parë që diaspora voton. Rama shtoi se ata që kanë marrë zarfin të kthejnë në Shqipëri të votuar me numrin 5

5 Maj 2025, 10:10 Nga N.F
"Zarfet janë shpërndarë'", Rama thirrje
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar nga Greqia që të marrin zarfet e votimit në pikat ku janë njoftuar dhe të votojnë. Rama u shpreh se ka patur probleme me shpërndarjen e zarfeve por shtoi se kompania tani e ka kaluar këtë problematikë dhe i ka vënë gjërat në vijë.

Ai u bëri thirrje të tërheqin zarfet të votojnë teksa vuri theksin se kjo është një mundësi historike pasi është hera e parë që diaspora voton. Rama shtoi se ata që kanë marrë zarfin të kthejnë në Shqipëri të votuar me numrin 5. Ai foli edhe në lidhje me marrvëshjen e pensioneve më Greqinë teksa tha se negociatat vazhdojnë.

 

"Desha të përcjell një mesazh për të gjithë ata që janë regjistruar në Greqi, të marrin zarfet dhe të mos lënë këtë mundësi historike. Eshtë një takim me histroinë për te kyçur Shqipërinë në shtëpine evropiane. Ka patur disa probleme, kompania ka vënë gjerat në vije. Zarfet janë shpërndarë dhe i keni informacionet dhe mos përtoni ti tërhiqni nga pikat e kompanisë. Nëse i keni marrë zarfet kthejini drejt Shqipërisë me numrin 5. Ky votim ka rëndësi sidomos për shqiptarët në Greqi që nuk kanë pasaportën dhe janë futur në ethet e pensioneve. Negociatat kanë nisur por nuk e dimë se kur do të përfundojnë," tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll