Politike

Rama poston videon: Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e aeroportit të Vlorës

Rama shprehet se do të fillojnë testet e hapjes graduale, për të marrë më pas çertifikimin përfundimtar.

5 Maj 2025, 10:11 Nga r.ll
Rama poston videon: Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë
pamjet e postuara nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se kanë mbetur 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e aeroportit të Vlorës. Përmes në videoje të postuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të fillojnë testet e hapjes graduale, për të marrë më pas çertifikimin përfundimtar.

“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar”, shkruan Rama në Facebook.

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi disa ditë më parë se më 8 maj, do të kryhej testi i parë i uljes në pistën prej 3,2 kilometrash në Vlorë. Ajo theksoi se ndërtimi dhe bërja funksional i Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.

edi rama aeroporti i vlores

Sondazh

Poll