Politike

Me kërkesë të SPAK, Ajola Xoxa paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Bëhet me dije se paraqitja e saj vjen pas thirrjes nga ana e SPAK, ndërsa hera e fundit që u paraqit në ambientet e prokurorisë ishte më 2 maj në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". 

5 Maj 2025, 10:17 Nga r.ll
Me kërkesë të SPAK, Ajola Xoxa paraqitet sot në
ajola xoxa

TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet me dije se paraqitja e saj vjen pas thirrjes nga ana e SPAK, ndërsa hera e fundit që u paraqit në ambientet e prokurorisë ishte më 2 maj në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". 

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

ajola xoxa ne spak

Sondazh

Poll